MENU
klinika

Vizita në Prishtinë

Taksa ndaj Serbisë, sjell Hahnin në Kosovë

02.12.2018 - 15:40

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, të hënën do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Hahn do t’u kërkojë autoriteteve të Kosovës tërheqin vendimin për taksën doganore prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Çfarë do të bisedoj Hahn me liderët kosovar? konica.al
Çfarë do të bisedoj Hahn me liderët kosovar? konica.al

Siç shkruan gazeta serbe Danas, Komisioni Evropian ka njoftuar se ky vendim i autoriteteve të Prishtinës do të jetë fokusi i vizitës së ardhshme të Hahn në Prishtinë.

Komisioneri Evropian do të përsërisë qëndrimin e Bashkimit Evropian duke bërë thirrje për tërheqjen e këtij vendimi dhe duke theksuar nevojën për të nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin në rajon”, thuhet në deklaratë.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Hahn do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselji, kryeministrin, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e opozitës. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Një hap i madh për infrastrukturën digjitale"

Shërbimet Starlink edhe në Kosovë, reagon Albin Kurti

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat