MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Thaçi: Kosova ndërtoi konsensusin e gjerë politik

16.12.2018 - 12:51

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se themelimi i ushtrisë së Kosovës, pavarësisht diskutimeve që do të ndodhin në Këshillin e Sigurimit, është një proces i pakthyeshëm dhe vetëm do të fuqizohet.

Sipas tij, nëse Serbia është shqetësuar për themelin e ushtrisë tonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt.

Ai foli edhe për rezolutën për dialogun me Serbinë e cila është votuar dje në Kuvend, duke thënë se ishte një lajm i përgjegjësisë kombëtare dhe kushtetuese.

Kosova ka bërë një sukses të jashtëzakonshëm në dy ditët e fundit, duke themeluar ushtrinë dhe duke ndërtuar konsensusin e gjerë politik dhe civil për dialog Kosovë-Serbi”, tha ai. /Konica.al/