MENU
klinika

Nga The Economist

Theresa May i ka ditët të numëruara…

13.12.2018 - 10:55

Kryeministrja britanike i mbijetoi votëbesimit në partinë e saj, por shanset për të fituar votimin parlamentar për marrëveshjen Brexit duken gjithnjë e më të largëta.

Në mëngjesin e 12 dhjetorit, kryetari i Komitetit të Partisë Konservatore 1922, Graham Brady, njoftoi se kishte marrë 48 letra nga deputetët e Konservatorëve që kërkonin të mbahej një votëbesim ndaj udhëheqëses. Votimi u zhvillua po atë mbrëmje. Kryeministrja britanike mori 200 vota në favor, nga 317 votues në total, një diferencë e qartë, por jo një numër i madh.

Sipas rregullave të partisë, ajo nuk mund të sfidohet më për 12 muaj. Por, kryeministrja u ndje e detyruar t’i premtonte deputetëve të saj se ajo nuk do t’i udhëhiqte konservatorët në zgjedhjet e ardhshme, të vitit 2022.

Votimi u shkaktua nga konservatorët që mbështesin  Brexit, të pakënaqur nga marrëveshja që May ka negociuar me Bashkimin Evropian. Kjo marrëveshje duhej të votohej më 11 dhjetor. Por, qeveria e tërhoqi atë në minutën e fundit. Si gjithmonë, May refuzon të thotë se kur do të bëhet votimi, edhe pse ministrat kanë premtuar se do të votohet përpara datës 21 janar.

Mbijetesa nga kjo sfidë mund ta ndihmojë pak kryeministren May. Shtyrja e votimit gjithashtu i ka dhënë asaj pak më shumë kohë. Por fitorja e saj nuk ishte mjaftueshëm për të heshtur kritikët e saj, disa prej të cilëve argumentuan se me 117 vota kundër saj ajo duhet të japë dorëheqjen.

Dhe turneu i saj në kryeqytetet evropiane për të bindur udhëheqësit e tjerë të BE për të ndryshuar marrëveshjen e Brexit, nuk po arrin të ketë sukses. Ajo e ka thënë qartë se nuk ka shanse për të ndryshuar marrëveshjen.

Kjo ka rëndësi sepse objektivi kryesor i sulmeve të egra ndaj marrëveshjes së May është e ashtuquajtura “backstop irlandeze”, një politikë sigurimi për të shmangur një kufi të vështirë midis Irlandës së Veriut dhe Republikës në të gjitha rrethanat, e cila është pjesë e marrëveshjes. Ndalesa do ta mbante Mbretërinë e Bashkuar në një bashkim doganor me BE dhe Irlandën e Veriut do të vazhdonte të respektonte rregullat e tregut të përbashkët të BE-së.

Cilat janë alternativat? Disa deputetë dëshirojnë një marrëveshje të Brexit të ngjashme me Norvegjinë, që do të thotë të qëndrosh në tregun e vetëm dhe të shtosh një bashkim të përhershëm doganor. Por kjo gjithashtu nënkupton lëvizjen e lirë të njerëzve, gjë që nuk e parashikon marrëveshja e May. Për më tepër, siç thekson ajo, çdo marrëveshje e Brexit duhet të ketë një “backstop” irlandeze. Dhe nuk ka asnjë shenjë të ngjashmërisë me Norvegjinë.

Pra, çfarë mund të bëjë kryeministrja? Brexit do të ndodhë më 29 mars 2019. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, Britania mund të largohet pa marrëveshje. Shumica e deputetëve mendojnë se kjo do të ishte një rezultat katastrofik.

May duhet t’i bindë ata se zgjedhja më e mirë është marrëveshja e saj ose nuk do të ketë marrëveshje fare. Ajo gjithashtu mund të shtojë kërcënimin për kaosin që Brexit mund të prodhojë në qeveri si një arsye tjetër që deputetët konservatorë të mbështesin marrëveshjen e saj.

Megjithatë, asnjë nga këto nuk duket se do të funksionojë. Shumë njerëz preferojnë një tjetër mundësi që ajo e përmendi disa herë këtë javë: nuk ka Brexit. Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) konfirmoi një vendim paraprak se Britania mund të tërheqë në mënyrë të njëanshme kërkesën e saj në çdo kohë, dhe kjo tregon se ekziston një rrugë tjetër.

Përpjekjet e May për të joshur disa deputetë pro-evropianë për të mbështetur marrëveshjen e saj nuk kanë funksionuar. Por May ndoshta do të fitojë, ashtu si ajo fitoi votëbesimin këtë javë.

Njerëzit po kërkojnë një referendum të ri. Kjo ide është e favorizuar, natyrisht.

May po kalon kohë të vështira, dhe i ka ditët të numëruara…

 The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…