12.12.2018 - 09:07
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas konferencës urgjente të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.
Por apelit të saj për votimin me 140 vota të dy amendamenteve që do të propozojë LSI në Kuvend si zgjidhje për kërkesat e studenteve, Rama i është përgjigjur me ironi, teksa e ka cilësuar Kryemadhin si Doktoresha e Shkencave.
Postimi i Ramës
Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore