MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 18

Tirana shënon në fund, mposht Flamurtarin

21.12.2018 - 18:32

Një gol në fundin e ndeshjes dhe Tirana ka marrë maksiumin në ndeshjen e fundit të pjesës së parë të sezonit, duke mposhtur 1-0 Flamurtarin. Bardheblutë i ikin fundit, duke u renditur në vendin e shtatë, ndërsa vlonjatët mbeten të 6-t, duke mos shfrytëzuar dështimin e Skënderbeut.

Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, me Tiranën që ka pasur disa mundësi shënimi, ndërsa Flamurtari ka qenë më sporadik. Gjithsesi, pjesa e parë do të përfundonte në barazim pa gola.

Fundi i ndeshjes do të ishte plot episode. Pollozhani ndëshkohet me karton të kuq, por pas konsultimit vihet re se ai nuk e ka prekur topin me dorë dhe kthehet në fushën e lojës. Dy minuta më pas, pikërisht në minutën e 88’, Hasani shënon golin e parë dhe të vetëm të takimit.

Tirana – Flamurtari    1-0

Hasani 88′

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Kobinah (Daja 63′), Mauexhe, Hasani, Sentamu, Greca, Halili (Ngo 60′). Trajner: Ardian Mema.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Alla, Pollozhani, Kotobelli, Useini, Batha, Mustafa, Torasa, Kale, Alvesh (Musta 80′). Trajner: Ilir Daja.

 Kartonë të verdhë: Kërçiku 43′, Hasani 65’/ Pollozhani 46′, Batha 65′

Gjyqtarë: Andi Koçi, Rejdi Avdo, Fatmir Lamaj, Kreshnik Cjapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 18

Skënderbeu në krizë, e mposht edhe Kamza