MENU

Nga New York Times

Trump po e shkatërron ekonominë e Amerikës…

26.12.2018 - 12:07

Dy vjet më parë, pas zgjedhjes së Donald Trump, tregjet financiare u tronditën, pastaj e morën veten. Në fakt, ata mendonin se nuk do të kishte rëndësi fakti që Trump ishte qartazi i pakualifikuar për punën, profesionalisht dhe emocionalisht. Ata besuan se ai mund të ishte i çuditshëm dhe i painformuar, por njerëzit afër tij, nuk do ta lejonin të bënte ndonjë idiotësi.

Me fjalë të tjera, investitorët e bindën veten se Trump do të ulte taksat mbi korporatat dhe të pasurit.

Por tani, ata po kuptojnë se asgjë nuk shkoi siç prisnin. Ata thjesht po shohin një njeri të paqëndrueshëm, injorant, luftarak, që përfundimisht mund të bëjë gjëra të çmendura.

Në fakt, votuesit janë të vetëdijshëm që qeveria nga një njeri i keq është qeveri e keqe. Edhe të pasurit, të cilët kanë qenë përfituesit kryesorë të politikave të Trump, janë të pakënaqur.

Por sjellja e tregut është histori tjetër.

Ideja që politikat e presidentit nuk i prekin investitorët ka marrë fund. Së pari ata kuptuan se marrëveshja e Trump me Kinën ekzistonte vetëm në imagjinatën e tyre. Pastaj erdhi sulmi i tij televiziv në një takim me Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, tërheqja e tij e menjëhershme nga Siria, shkarkimi i Jim Mattis dhe mbyllja e tij e qeverisë.

Por le të luajmë avokatin e Djallit këtu: A e prek gjithë ky kaos ekonominë, apo tregun e aksioneve?

Në fund të fundit, pavarësisht nga mundësia e luftës tregtare, nuk do të ketë shumë ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik.

Dhe madje as lufta tregtare nuk mund të bëjë aq shumë dëm, për sa kohë që përqëndrohet kryesisht në Kinën, e cila është vetëm një pjesë e tregtisë së SHBA. Rreziku me të vërtetë i madh ekonomik ishte ideja e shkatërrimit të marrëveshjes NAFTA, marrëveshjen e tregtisë së Amerikës së Veriut.

E vërteta është se shumicën e kohës, veprimet presidenciale nuk kanë shumë rëndësi për ekonominë; menaxhimi ekonomik po.

Mendoni pak se si mbështetësit kanë reaguar ndaj rezervave në rënie. Zyrtarët e lartë janë ende duke pretenduar se ulja e taksave të vitit të kaluar ishte një triumf.

Tani imagjinoni se si ky ekip administrues mund të përballojë një pengesë të vërtetë ekonomike, pavarësisht nga burimi i saj. A do të kërkojë Trump zgjidhje apo do të refuzojë të pranojë përgjegjësinë dhe të fokusohet kryesisht në fajësimin e njerëzve të tjerë? Si mendoni?

Paul Krugman ka qenë një kolumnist i Opinionit që nga viti 2000 dhe është gjithashtu një profesor i në Universitetin e Qytetit të New York-ut. Ai fitoi Çmimin Nobel të vitit 2008 në Shkencat Ekonomike për punën e tij në tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga New York Times

Kaosi, specialiteti i Trump…