MENU
klinika

Marrëveshja me Maqedoninë

Tsipras vendos se kur Marrëveshja e Prespës do të jetë në Kuvend

31.12.2018 - 13:40

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras pas 18 janarit do të vendosë se kur Marrëveshja e Prespës do të paraqitet për ratifikim në Kuvendin grek.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, pritet të kalojnë procedurat e duhura në Shkup.

Për momentin po bëhen gjërat e duhura, kombinimet parlamentare të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes dhe se ato janë intensive”, tha Tzanakopoulos.

Në pyetjen konkrete nëse do të sigurohet shumica e nevojshme prej 151 vota, zëdhënësi i qeverisë greke tha se që nga fillimi i këtij procesi ka pasur deklarata nga partia Potami, si dhe disa deputetë të së majtës Lëvizja për Ndryshim, se marrëveshja përfaqëson një mundësi historike unike për të zgjidhur problemin.

Ish-Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, shprehu besimin se Kuvendi i Greqisë ka shumicën parlamentar për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Marrëveshja e Prespës duhet zbatuar