MENU
klinika

Dita e 16-të e protestës

‘Unaza e Re’/ Banorët në mbështetje të studentëve në Kuvend

20.12.2018 - 11:57

Në ditën e 16-të të protestës së tyre, studentët janë zhvendosur përpara Kuvendit, ku po mbahet edhe seanca plenare. Studentët kërkojnë pareshtur plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Raportohet se ka prezencë të shtuar të policisë përgjatë perimetrit rrethues të Parlamentit. Gjithashtu studentët kanë vendosur një foni afër Kuvendit dhe kanë marrë fjalët të gjithë me radhë për të folur. Protestës priten t’i bashkohen edhe studentë të tjere të ardhur nga rrethet.

Zhvillimet në kohë reale:
Banorët e “Unazës së Re” i janë bashkuar në protestës së studentëve para ambienteve të Kuvendit të Republikës. Ata komentuan lirimin e Dorian Protuduarit, ndërsa theksuan se kjo ishte një drejtësi e e vonuar.
Sipas tyre, autorët e vjedhjes tek Unaza e Re janë Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro, duke shtuar se po të kishte prokurori, të dy sot do të ishin në burg.

“Vijmë dhe mbështesin studentët, se sot ishim tek gjykata e Apelit. Protesta jonë vazhdon dhe do vijojë deri në fund. Sot Dorian Protuduari u lirua, por kjo është një drejtësi e vonuar. Autorët e vjedhjes së unazës së re janë Damian Gjinuri dhe Afrim Qendro. Po të kishte sot prokurori at do ishin në burg”, tha një nga banorët.

Studentët shprehen se do të vazhdojnë protestat edhe në janar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa e kanë konsideruar si manovër për të shuar protestën e tyre paktin për Universitetin të propozuar nga qeveria.

Takimet e Ramës janë të shtirura. Shiten sikur bëhet takim me studentët, pasi studentet nuk pranojë dialog. Studentët e thanë edhe para Ramës se nuk ka dialog. Pakti për Universitetin, mendoj se janë manovra për të shuar protestën. Bojkoti do vazhdojë edhe në janar. Do qëndrojmë deri sa të marrim zgjidhje për kërkesat tona”- thotë një student.

Një tjetër student ka komentuar tentativën e deputetit Endri Hasa në Kuvend, i cili ka tentuar të qëllojë me vezë në emër të studenteve kryeministrin Edi Rama në foltoren e Kuvendit.

Shumë mirë e ka bërë deputeti që ka qëlluar Ramën me vezë. Besoj se çdo student do donte të hidhte vezë ndaj Ramës sepse po tallet me monologjet që po bën”- tha studenti.
Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm.