MENU
klinika

Projekti i Unazës së Re

Veliaj: Historia s’do shkruajë asnjë rresht për vandalët!

01.12.2018 - 17:21

Punimet për projektin e Unazës së Madhe kanë vijuar me intensitet.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë së Tiranës po punon për prishjen e ndërtimeve pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës ka hequr pemët me gjithë pjesën e rrënjëve dhe i ka transportuar ato me kujdes për t’i mbjellë në zonën e Bregut të Lumit.

Paralelisht ka vijuar puna nga DPN2 për heqjen e shtyllave të ndriçimit që ndodhen përgjatë segmentit. Është bërë heqja e plotë e të gjithë shtyllave të energjisë elektrike.

Ndërkohë, përmes një postimi në “Twitter”, Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ata banorëve të zonës së “Astirit” që preken nga projekti i zhvillimit të “Unazës së Madhe” dhe që iu përgjigjën thirrjes së tij për të bashkëpunuar.

Veliaj thekson se kur të shkruhet historia e Tiranës, askush nuk do kujtojë penguesit e vandalët, por do kujtojë të gjithë ata njerëz të mirë që çuan qytetin përpara e i hapën rrugë zhvillimit.

unaza e re-konica.al
unaza e re-konica.al

“Kur të shkruhet historia e Tiranës, askush nuk do kujtojë penguesit e vandalët, historia s’ka 1 rresht për këta tipa! Ama do kujtojë ata njerëz të mirë që çuan qytetin përpara e i hapën rrugë zhvillimit. Mirënjohje gjithë familjeve që çdo ditë e më shumë po lejojnë Unazën e Re”, thekson Veliaj.

Sipas Bashkisë, familjet që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe dhe që nuk disponojnë dokumente, po zhvendosen në banesa sociale ku mund të banojnë në to pa afat.

unaza e re-konica.al
unaza e re-konica.al

Ndërsa për të gjitha familjet e tjera që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion edhe bonusin e qirasë për 3 vite.

Banorët mund të zgjedhin vetë shtëpinë ku duan të banojnë dhe qiraja u paguhet nga bashkia.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës