Inter do të luajë dy ndeshje të Serie A pas dyerve të mbyllura pas ngjarjeve që ndodhën në përfundim të ndeshjes me Napolin në San Siro ditën e mërkurë. Këtë e ka konfirmuar Federata Italiane e Futbollit ditën e enjte.
Një tifoz i Inter ka vdekur dhe katër të Napolit janë lënduar përpara ndeshjes së Serie A dhe gjithashtu ka pasur akuza për thirrje raciste brenda San Siro-s.
Tifozi 35-vjeçar është dërguar urgjentisht në spital pasi është shtypur nga një makinë e mbushur me tifozët e Napolit, ndërsa katër mbështetës të klubit vizitues janë lënduar pas përleshjeve me thika.
Atmosfera gjatë ndeshjes ishte shumë e rënduar dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, i cili ka kërkuar që fusha të pezullohet për shkak të thirrjeve raciste.