MENU
klinika

"Jelekët e verdhë"

Video/ Protestuesi rrihet brutalisht nga oficerët francezë

03.12.2018 - 00:46

Për ditë me radhë francezët kanë organizuar protesta kundër epokës “Macron”, dhe rritjes së çmimit të karburantit, i cili është një nga arsyet e dëmtimit të ekonomisë së këtij shteti.

Protestuesit janë nga klasa të ndryshme të shoqërisë dhe revolta e tyre është përshkallëzuar deri në zemërim.

Protesta e “Jelekëve të verdhë” ka agravuar deri në akte dhuna ku ka patur dhe dhjetra të arrestuar.

Reagimi i presidentit francez Emmanuel Macron, ka qenë i ashpër.

Së fundmi nga pamjet e një videoje vërehet dhuan e ushtruar nga forcat policore kundrejt një protestuesi.

Nga pamjet dallohen qartë disa efektivë të cilët dhunojnë demonstruesin.

ë verdhë