MENU
klinika

Profil

01.12.2018 - 14:07

Xhorxh H.W. Bush ishte Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, një nga politikanët më të shquar në Amerikë.

Ai ishte gjithashtu babai i Xhorxh W. Bush, Presidentit të 43-të. Xhorxh H.W. Bush luftoi në Luftën e Dytë Botërore dhe u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në vitin 1966. Ai shërbeu si zëvendëspresident i Ronald Regan për dy mandate dhe më pas fitoi garën presidenciale të SHBA-së 1988. Ka qenë kongresmen, ambasador si dhe drejtor i CIA-s.

Ai luajti një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e vendit dhe botës për të dalë nga Lufta e Ftohtë. Do të mbahet gjithmonë mend për diplomacinë e tij të fuqishme por të përmbajtur.

Ishte njeriu që nxori gjysmën e botës nga terri 50-vjeçar i komunizmit, një nga udhëheqësit më të mëdhenj të shekullit 20, por që fatkeqësisht bota i njohu shumë më pak merita se sa duhej.

Në dhjetor 1992, Xhorxh H. W. Bush nxori të ashtuquajturin “paralajmërim të Krishtlindjeve”, një letër drejtuar udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të ishin gati të përdornin forcën ushtarake. Pavarësia e Kosovës u realizua nën presidencën e djalit të tij Xhorxh W. Bush në shkurt 2008.

Xhorxh Bush
Xhorxh Bush

Kush ishte Xhorxh H.W. Bush?

Xhorxh Bush (George Herbert Walker Bush) lindi më 12 qershor 1924, në Milton, Massachusetts. Ai lindi në një familje të pasur dhe politikisht aktive. Bush mori pjesë në Akademinë e Phillips, një shkollë elitare në Andover, Massachusetts. Ai filloi të shoqërohej me gruan e tij të ardhshme, të njohur si Barbara Pirs në atë kohë, me të cilën u martua në janar 1945.

Në ditëlindjen e tij të 18, Bush u regjistrua në Marinën e SHBA, duke u bërë piloti më i ri në marinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si një pilot luftarak në luftë, duek marrë pjesë në 58 misione luftarake. Ai “pa vdekjen me sy” kur avioni i tij u godit gjatë një bombardimi në Paqësor, por fatmirësisht u shpëtua nga një nëndetëse e Marinës së SHBA.

Pas luftës, Bush studio në Universitetin Yale, ku u diplomua për ekonomi në vitin 1948. Më vonë u transferua në Midland të Teksasit, ku pati sukses në industrinë e naftës dhe vajit.

Xhorxh Bush dhe familja e tij
Xhorxh Bush dhe familja e tij

Kongresmen dhe nënkryetar

Bush u bë kryetar i Partisë Republikane të Qarkut Harris në vitin 1963. Vitin pasardhës ai zhvilloi një fushatë të pasuksesshme për një vend në senatin amerikan. Sidoqoftë, nuk u desh shumë kohë që Bush të hynte në Kongres; në vitin 1966, ai u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, duke shërbyer aty për dy mandate. Bush u emërua më vonë në disa poste të rëndësishme, duke përfshirë postin e ambasadorit të SHBA në Kombet e Bashkuara më 1971, kreu i Komitetit Kombëtar Republikan gjatë skandalit të Watergate, i dërguari i SHBA në Kinë dhe drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në vitin 1976.

Xhorxh Bush, i dërguari i SHBA në Kinë
Xhorxh Bush, i dërguari i SHBA në Kinë

Bush pastaj i pati synimet tek presidenca e SHBA, por nuk arriti të fitonte në vitin 1980, duke humbur përballë kundërshtarit të tij, Ronald Regan. Megjithatë, Regan fitoi zgjedhjet e vitit 1980, duke mposhtur demokratin Xhimi Karter, u rizgjodh në vitin 1984, dhe Bush shërbeu si zëvendëspresident në të dy mandatet e Regan.

Presidenca

Bush arriti të merrte vendin e parë të Shtëpisë së Bardhë në vitin 1989; ai fitoi zgjedhjet e vitit 1988 kundër kandidatit demokrat Majkëll Dukakis, duke u bërë zëvendëspresidenti i parë i zgjedhur president që nga viti 1837. Gjatë fjalimit të tij në Konventën Kombëtare Republikane të vitit 1988, Bush deklaroi: “Lexoni buzët e mia: Asnjë taksë e re”.

Arritjet

Gjatë presidencës së tij, Bush trajtoi me shkathtësi e mençuri çështjet e jashtme gjatë një kohe të trazuar për kombin. Vetëm disa muaj në mandatin e tij të parë, Bush u mor me shpërbërjen e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ndërhyri me trupa ushtarake për ta larguar nga pushteti diktatorin e Panamasë, Manuel Noriega.

Xhorxh Bush dhe Mikail Gorbaçov
Xhorxh Bush dhe Mikail Gorbaçov

Jo shumë kohë pas kësaj, Bush iu përgjigj pushtimit të Kuvajtit nga presidenti irakian Sadam Husein (gusht 1990), duke krijuar një koalicion kombëtar dhe duke udhëhequr një grevë ushtarake për të përzënë Husein nga vendi i pasur me naftë. Ky shihet si suksesi i tij më i madh presidencial.

Përkundër sukseseve të tij botërore, paaftësia për t’u marrë me problemet ekonomike në vend, thuhet se ishte arsyeja që ai nuk u rizgjodh në vitin 1992.

Post-Presidenca

Kur djali i tij më i madh, Xhorxh W. Bush, u zgjodh president në vitin 2000, Xhorxh Bush Sr. bëri shumë shfaqje publike, shpesh për të folur në mbështetje të djalit të tij.

Djali i madh i Xhorxh H. W Bush zgjidhet president
Djali i madh i Xhorxh H. W Bush zgjidhet president

Përveç djalit të tij, ai ka mbështetur edhe politikanë të tjerë. Në vitin 2005 ai bashkoi forcat me ish-presidentin Bill Klinton, kandidatin demokrat që e mundi atë në zgjedhjet e vitit 1992, për të ndihmuar njerëzit e prekur nga uragani Katrina, i cili shkatërroi rajonin e Bregut të Gjirit, veçanërisht Luiziana dhe Misisipi. Fondi Bush-Klinton Katrina mblodhi më shumë se 100 milionë dollarë donacione në muajt e parë të saj.

Në vitin 2011 Bush u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga Presidenti Barak Obama.

kolana e librave

Xhorxh Bush dhe Bill Klinton
Xhorxh Bush dhe Bill Klinton

Problemet shëndetësore

Në nëntor 2012, një 88-vjeçar Bush u shtrua në një spital në Hjuston, Teksas, për t’u trajtuar për një kollë lidhur me bronkitin. Kolla e tij thuhet se u përmirësua, por ai mbeti i shtruar në spital për shkak të problemeve të tjera shëndetësore. Po atë vit, u bë gjithashtu e ditur se Bush po vuante nga parkinsonizmi i poshtëm trupor, një sëmundje që e kishte lënë atë në një karrocë.

Ish-presidenti duket se ishte në gjendje të mirë më pas. Fotografitë e publikuara në shtyp treguan Bushin me kokën e rruar, në mbështetje të djalit të ri të agjentit të Shërbimit Sekret, i cili ishte duke luftuar me leuçeminë.

Pak pasi gruaja e tij Barbara vdiq në prill 2018, Bush u pranua në Spitalin Metodist të Hjuston, për shkak të një infeksioni. Në fund të majit, pasi u kthye në Mejn, ish presidenti përsëri e gjeti veten në spital, këtë herë për shkak të presionit të ulët të gjakut dhe lodhjes.

Xhorxh H.W Bush në muajt e fundit të jetës
Xhorxh H.W Bush në muajt e fundit të jetës

Vdekja

Bush vdiq më 30 nëntor 2018, në orën 10:10. “Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të njoftojmë se pas 94 viteve të mrekullueshme, babai ynë i dashur ka vdekur”, tha djali i tij i madh një deklaratë.

Kuriozitete

-Zoti Bush u takua me gruan etij, Barbaran, në një ballo në Greenwich, Connecticut, në vitin 1941. Ai ishte 17 vjeç, ndërsa ajo 16 vjeç. Banda muzikore po luante meloditë e Glenn Miller, por kur Bush i kërkoi vajzës të vallëzonin, banda nisi të luante një vals. Ai nuk dinte se si të kërcente vals, kështu që ata thjesht kishin biseduar. Ata u martuan më 6 janar 1945.

Xhorxh Bush dhe gruaja e tij
Xhorxh Bush dhe gruaja e tij

-Dashuria e përjetshme e presidentit Bush për detin dhe anijet filloi në Mejn, kur gjyshi i tij i mësonte atij se si të merrej me një anije. Në moshën nëntë vjeçare, ai dhe vëllai i tij 11-vjeçar u lejuan të drejtonin vetë varkën e gjyshit të tij. Në vitin 2010, Xhorxh Bush belu vetë një anije.

-Ai e dashuronte bejsbollin, dhe kishte luajtur për shumë kohë gjatë jetës së tij.

-Vajza e tij, Robin, vdiq nga leuçemia në moshën tre vjeçare në vitin 1953.

Thënie nga Xhorxh H.W Bush

-Kjo është Amerika … një shumëllojshmëri e shkëlqyer e përhapur si yje, si një mijë pika drite në një qiell të pafundëm dhe të qetë.  (Fjalimi i pranimit në Konventën Kombëtare Republikane, 18 gusht 1988)

-Kongresi do të më shtyjë për të rritur taksat, dhe unë do t’iu them atyre: ‘Lexoni buzët e mia, nuk ka taksa të reja. (Fjalimi i pranimit, 18 gusht 1988)

-Unë kurrë nuk do të kërkoj falje për Shtetet e Bashkuara,nuk më intereson se cilat janë faktet. (Komentet në 2 gushtit 1988, për rrëzimin gabimisht të një avioni Iran Air, duke vrarë 290 civilë.

-Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të forcojmë familjen amerikane, për t’i bërë ato më shumë si Waltons dhe më pak si Simpsons. (1992 Konventa Kombëtare Republikane)

Xhorxh H. W Bush
Xhorxh H. W Bush

-Qeni im Millie di më shumë për punët e jashtme sesa këta të dy. (Gjatë fushatës së pasuksesshme të zgjedhjeve të vitit 1992 kundër Bill Klinton dhe Al Gore)

-Humbja nuk është kurrë e lehtë. Më besoni. (5 janar 1993, fjalimi në West Point, dy muaj pasi nuk u rizgjodh si president)

-Në vazhdën e Luftës së Ftohtë, në një botë ku ne jemi e vetmja superfuqi e mbetur, është roli i Shteteve të Bashkuara të promovojë paqen demokratike. Është përgjegjësia jonë, është mundësia jonë për të udhëhequr. E asnjë tjetri. (5 janar 1993, fjalimi në West Point, dy muaj pasi nuk u rizgjodh si president)

-Unë nuk jam shumë i mirë për të dhënë këshilla, por thjesht mos lejoni që kritikët të ju  dekurajojnë… Suksesi juaj është suksesi i vendit tonë. (Shënim i shkruar me dorë më datë 20 janar 1993, për Klintonin pak para përurimit të tij)

-Ende e kam të vështirë të besoj se kisha nderin të shërbeja si President. (20 Janar 2014, 25-vjetori i inaugurimit të tij)