MENU
klinika

Deklarata

Zjarr në Itali, 2 të vdekur dhe 40 të asfiksuar

10.12.2018 - 09:32

Një pallat në Bolonja është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotëm dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën si dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Sipas mediave italiane, nga tymi janë asfiksuar të paktën 40 persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërsa një çift bashkëshortësh ka vdekur dhe dy fëmijë po luftojnë midis jetës dhe vdekjes.

Policia, grupi hetimor, përfshirë edhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për qetësimin e situatës. Personat që shfaqën shenja asfiksie janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.