MENU
klinika

Mënyrat më të shëndetshme

5 këshilla që duhen zbatuar për një shikim të mirë!

05.01.2019 - 15:58

Kontrollet e rregullta të syve në moshat adulte konsiderohen mënyra më e mirë për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të syrit, si:

– Glaukoma

– Katarakti

– Retinopatia Diabetike

– Degjenerimi makular i lidhur me moshën

Këto kontrolle janë veçanërisht të rëndësishme nëse keni faktorë të shtuar risku apo predispozitë familjare për të zhvilluar sëmundje të syrit.

shikim-i qarte-konica.al

Vizitat e para të fëmijëve nevojitet të bëhen në moshat 2 vjeç e gjysmë, 6 vjeç, 10 vjeç dhe 14 vjeç. Ndërsa të rriturit duhet të kontrollojnë sytë të paktën çdo dy vjet, mbi moshën 60 vjeç këto kontrolle duhen kryer çdo vit.

Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë vizita më të shpeshta nëse keni diabet apo vuani nga hipertensioni, nëse ambienti ku punoni ose natyra e punës suaj mund t’ju dëmtojnë shikimin.

Disa këshilla për të pasur një shikim sa më të mirë:

Mbani syze dielli

Përdorni syze dielli që absorbojnë të paktën 99% të dritës UVA dhe UVB.

Njihni predispozitën familjare

Gjenet janë faktor për sëmundjet e syve, përfshirë edhe ato sëmundje që shkaktojnë humbje të shikimit.

Përdorni syze mbrojtëse

Mbroni sytë në tipe të caktuara punësh apo aktivitetesh duke përdorur syzet mbrojtëse.

Kryeni kontrolle të rregullta të syve

Kjo është mënyra e vetme për të diagnostikuar sa më hershëm sëmundjet e syrit, pasi shpesh ato nuk shfaqin simptoma të dukshme.

Jetoni shëndetshëm

Mbani në vijimësi një peshë të shëndetshme dhe konsumoni peshk apo perime për të ulur rrezikun e sëmundjeve të syrit. Jo duhanit!

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj