MENU
klinika

Legjenda e futbollit shqiptar

9 vite pa Panon, dedikimi i Partizanit

19.01.2019 - 12:45

Sot mbushen 9 vite pa Panajot Panon, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar. Klubi i Partizanit e kujton legjendën duke numëruar titujt individual që Pano ka fituar ndër vite.

“Sot mbushen 9 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA.

Pano i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar.

Me fanellën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 tituj kampion dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë rregjistron 24 ndeshje, duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003

“Lojtari i Shekullit” akorduar nga UEFA/FIFA

“Nderi i Kombit” akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009

“Simboli Qytetit të Tiranës” titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj në vitin 2017

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar” – shkruan klubi i Partizanit.

Panajot Pano on Vidnews.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN