MENU
klinika

Integrimi në ushtri

A janë serbët të interesuar të shërbejnë në FSK?

01.01.2019 - 10:15

Ani pse një numër i madh i tyre u larguan vitin që shkoi, interesimi i serbëve për të shërbyer në institucionet e sigurisë në Kosovë është mjaft i madh. Për vetëm 70 vende të punës në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e FSK-së, janë lajmëruar rreth 300 pjesëtarë të komunitetit serb.

Institucionet janë të vendosura që edhe Forca e re të jetë shumë-etnike dhe në interes të të gjithë qyetarëve të Kosovës.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, thotë që kapacitetet aktuale Forca do t’i bartë në mandantin e ri dhe do të zhvillojë të tjera që janë të nevojshme për Forcën e re.

I pyetur për pjestarët serb të cilët nga presioni i Beogradit u larguan nga FSK, dhe plotësimin e vendeve vakume aty, Berisha ka treguar që ka mjaft interesim nga të tjerë serbë.

Ai ka bërë të ditur se në tre mujorin e parë të këtij viti do t’i plotësojnë ato vende të punës.

Më 14 dhjetor 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi pakon me tre projektligje që i hapin rrugë trasnfomimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës. E më 28 dhjetor, presidenti i vendit nënshkroi dokumentet dhe procedurat përmbyllen me publikimin e tyre në gazetën zyrtare.

Transformimi i FSK-së po bëhet me ndryshime ligjore, meqë për ndryshime kushtetuese duhej edhe përkrahja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, e këta të fundit vazhdojnë të kundërshtojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!