MENU
klinika

Keqkuptimi

Abramovich mund të kishte blerë Arsenalin

07.01.2019 - 12:39

Chelsea ka dalë në shitje prej kohësh, por tashmë është e vështirë të blihet si dikur, pasi vlera e klubit londinez është shumëfishuar, që kur e mori në dorë Roman Abramovich.

Por mediet ditët e fundit kanë zbuluar një prapaskenë. Miliardieri rus mund të ishte bërë pronari i Arsenal dhe jo i Chelsea 16 vite më pare. “Topçinjtë” nuk u bënë dot pronë e Abramovich për shkak të një keqkuptimi.

Dëshira e Abramovich për të blerë Arsenalin është treguar në një libër të të titulluar “The Club”. Këtë e shkruajnë dy gazetarë me përvojë në “Wall Street”.

abramovich

Ai u paralajmërua në mënyrë të gabuar nga disa bankierë të painformuar të bankës zvicerane “UBS”, të cilët ai i kishte pajtuar në vitin 2003 për të studiuar financat e futbollit anglez, se Arsenali nuk ishte kategorikisht në shitje në vitin 2003.

Një keqinterpretim, i cili përmbysi hierarkinë e futbollit në Londër. Në sezonin 2003-2004, Arsenal fitoi titullin e fundit në historinë e klubit, por që nga ai moment, falë fondeve të rusit, Chelsea triumfoi 5 herë në Premier League dhe një herë në Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pronari i Chelsea në telashe

Policia zvicerane: Abramovich pastron pará