MENU
klinika

Një triller emocional

Artan Imami sjell Shfaqjen ‘’Mashtrimi’’ në arTurbina

30.01.2019 - 11:05

Arturbina në vrazhdën e një program të ngjeshur do vijë e zhurmshme në sallën 150 të saj.

‘’Mashtrimi’’ i autorit Antony Shaffer do të shfaqet në këtë teatër në fillim të muajit tjetër në datat 1-2-3 shkurt në orën 19:00. Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Artan Imami, Indrit Çobani.  Regjisor rëgjizor i kësaj shfaqje është vetë aktori  Artan Imami.

Ngjarja e kësaj shfaqje është vendosur gjithashtu në datën 12 shkurt 1970 në teatrin St.Martin. Ka marrë çmimin si vepra më e mirë e vitit dhe ka qenë shumë e preferuar në skenat britanike për tetë vite radhazi.

Me këtë sukses thriller ka pasur interes dhe në komnematografi. Në vitin 2007 kjo vepër u përshtat për një tjetër version filmik, ku regjisor Kenneth Branagh dhe me aktorët Jude Law dhe Michael Cane.

Ajo ka qënë frymëzimi për kinematografinë për një kohë të gjatë. Nën regjinë e Joseph L. Mankiewicz, në filmin kandidat për 4 çmime Oscar.

Vepra është një triller, e cila nga fillimi deri në fund është i mbushur me intriga dhe të gjithë pasojat e saj, ka gjithashtu mjeshtëri të aktorëve dhe të vendosjes së ngjarjes.

Ajo konsiderohet gjithashtu si një studim dramatik i konfliktit seksual dhe xhelozisë të një burri ndaj një djaloshi të ri, dhe si paraqitja e portretit psikologjik mjaft delikat të një njeriu të paplotësuar dhe seksualisht obsesional. shumë kanë obsesione por autori di ta sjellë në veçanti këtë.

Duke përdorur mjetet stilistike dhe teknikat e një trileri të vërtetë, drama, e cila përmban të gjithë përbërësit e një trileri të klasit të lartë, parodizon dhe satirizon në mënyrë të pamëshirshme zhanrin në fjalë.

Autori sjell një lloj parodie të literaturës policeske dhe investigative, por nga ana tjetër përdor të gjithë elementët për qëllimin e tij artistik të një shfaqje.

Një studim teatror i sjellë në dramatikë, shfaqje e seksualitetit dhe xhelozisë, midis një të riu dhe një burri në moshë. Gjithmonë intrigat janë material për të gjitha thrillerat. Mashtrimet dhe mosbesimet janë në qendër të vëmendjes në jetën e njerëzve.

Njerëzit skandalizohen nga mashtrimet por në të njëjtën kohë duan të mësojnë të gjitha këto lloj inskenime që janë frymëzuese për jetën e tyre.

Ata duan të krijojnë sigurinë dhe besimin. Skandalet ngjisin emocione të forta dhe ngelen për një kohë të gjatë në mendjen e të gjithëve po aq sa gjithmonë duan të informohen, në mos të informohen argëtohen, e kjo përsëri është një lëndë e pasur për teatrin dhe aktorët që janë mjeshtra në performimin e këtyre karaktereve.

Misteret dhe emocionet përfshirëse gjithashtu janë të pafundme në lojën e artistëve që do të perfomojnë në këtë shfaqje.

Mos mungoni në këtë fillim shkurti, shkurti është i shkurtër por emocionet e teatrit mbahen mend gjatë.

Autori të veprës

Antony Shaffer lindi në 15 maj 1926 në Liverpul të Anglisë. Është një anglez me origjinë hebreje. Ai ka qenë dramaturg, regjizor skenarist, shkrimtar, avokat, drejtues reklamash. Gjithashtu edhe vëllai i tij identik Petter Shaffer ishte shkrimtar dhe dramaturg. Shaffer u arsimua në ‘The Hall School, Hampstead’, dhe në shkollën e Shën Palit në Londër. U diplomua në Fakultetin Juridik nga Trinity College, Kembrixh.

Filmi i tij i madh përfshin edhe thrillerin Hitchcock Frenzy (1972) dhe thriller britanik The Wicker Man (1973) me regjisorin Robin Hardy Shaffer kishte krijuar më parë një kompani prodhuese televizive Hardy, Shaffer & Associates. Shaffer banonte në Australi megjithëse ai mbajti një banesë në Londër.

Ai bashkë-shkroi tre romane me  detektivë me vëllain e tij Peter Shaffer nën pseudonimin Peter Antony.

Gruaja në veshjet (1951)

Si e bën krokodili pak? (1952)

Vrasja e tharë (1955)

Ndëroi jetë në vitin 6 nëntor të vitit 2001 në Angli.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit

Bëhuni gati, po vijnë ditët e teatrit në arTurbina