Teatri i ri arTurbina e fillon mbarë këtë vit. Krahas teatrit që ka marrë rrugë me shfaqjet e saj në shumësi aktivitetesh do të luhen aty edhe një mori koncertesh që janë programuar të shfaqen.
Në formë serenatash do të shfaqen një sërë koncertesh që kanë të bëjnë me muzikën klasike dhe me emrat më të njohur të saj. Dy koncerte kanë performuar me një sukses për artdashësit.
Është shfaqur në datën 25 janar në orën 19: 00, Muzikë dhome nga Elgar dhe Tchaikovsky nga formacioni i Harqeve i TKOB ku drejtues i formacionit është Gëzim Bulçari.
Në datën 26 janar në orën 19: 00 u shfaq gjithashtu Muzikë Dhome të Haydn dhe Schubert nga Formacioni i Frymës së TKOB.
Kjo është një nga ato veprimtari që të përcjell emocione të mëdha. Nga 8 instrumente pati një gërshetim midis tyre për të performuar një orë program të mrekullueshëm.
Për fundjavë ky ishte një event i mrekullueshëm për t’u ndjekur. Por këto serenata në opera nuk përfundojnë këtu. Ato vazhdojnë deri në mes qershori.
Program i tyre vazhdon sipas agjendës.
Më 3 shkurt do të paraqiten kreshendo në opera në një Koncert Koral-A Capella të Kukuzeli, Llapacaj Runestas dhe Hovland.
Kurse në datën 21 shkurt do të paraqiten romantikët në opera. Në orën 19:00 do të luajnë në një koncert sinfonik Elgar, Brahms dhe Brusch. Dirigjent në këtë shfaqje do të jetë Jacopo Sipari.
Requiem ‘’Dritë e përjetshme’’ do të paraqitet në orën 19:00 të datës 14 qershor. Koncerti Koral do të performojë në arTurbina në repertorin shqiptar. ‘’Requiem’’ nga Tonin Arapi, kori dhe solistët e TKOB me diregjent Dritan Lumshi.
Nga ora 10:00 deri në 20:00 në sportelin e arTurbina mund të tërhiqni biletat që kushtojnë vetëm 500 lekë të reja për këto mrekulli që falin përjetim të paimagjinueshëm emocinal.
Mos mungoni, njeriu përplotësohet nga muzika klasike!