MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Barcelona rrezikon, humb sfidën e parë

10.01.2019 - 23:25

Barcelona rrezikon kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pasi në ndeshjen e parë ndaj Levantes në transfertë ka humbur 1-2. Barcelona duhet të fitojë të paktën 1-0 në kthim për të përparuar më tej

Nuk ishte një mbrëmje e mirë për të besuarit e Ernesto Valverde-s, i cili kishte zgjedhur të bënte rotacion, por prapëseprapë kishte në fushë lojtarë me kualitet të madh si Coutinho apo Dembele.

Kjo ishte ndeshja e parë që pas janarit të vitit 2017 që Barcelona ndëshkohet me dy gola që në pjesën e parë në një ndeshje të Copa del Rey.

Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk janë aktivizuar në këtë sfidë, por duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, padyshim që në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” do të zbresin në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN