MENU
klinika

Premier League

Bashkëshortja i shpëton jetën futbollistit

21.01.2019 - 12:44

Momente paniku për kapitenin e Cardiff City, Sean Morrison. Mbrojtësi, i cili po vuan nga një dëmtim, do të kishte gjetur vdekjen nëse reagimi i gruas së tij, Stacey do të vononte.

28 vjeçari u sëmur mbrëmjen e së hënës dhe thuhet se shpëtoi falë ndihmës së shpejtë. Sipas doktorëve, Morrison kishte edhe 45 minuta jetë, por mbërritja e shpejtë e uniformave të bardha bëri që kapiteni i Cardiff të mbetet në jetë.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, dhe sipas mjekut të klubit, Len Nokes, gjendja e tij po mbahet nën monitorim. Momentalisht Morrison gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët nuk kanë deklaruar për çfarë bëhej fjalë, ndërsa familjarët e futbollistit kanë dashur që të respektohet privacia, por ky rast nuk u ka shpëtuar medieve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN