MENU
klinika

Organizimi i ri

Bastet/Regjistrohen në Kosovë, operojnë në Shqipëri

08.01.2019 - 19:36

Pas dy rasteve në Tiranë, policia zbuloi edhe 4 raste të tjera të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kryesisht me bastet sportive.

Në Korçë, Tropojë, Berat dhe Sarandë, uniformat blu sekuestruan 3 tavolina të përshtatura për lojëra fati, 5 njësi kompjuterike dhe pajisje elektronike, të cilat përdoreshin për organizimin e kumarit.

Shtatë persona janë proceduar penalisht, 4 prej të cilëve pronarë lokalesh ku zhvillohej aktiviteti antiligjor. Por, nëse prej 1 janarit, për pjesën dërrmuese të lojtarëve të kumarit në garat sportive, bastet janë bërë të pamundura, ky aktivitet vijon normalisht “online”.

Nga vëzhgimi rezulton se faqet e internetit, të paktën dy kompanive shqiptare të basteve, vijojnë të jenë aktive, dhe kur klikohen, të transferojnë automatikisht në faqet e tyre në Kosovë, ku edhe operojnë.

baste sportive online
baste sportive online

E njëjta gjë vlen edhe për faqet e njohura të huaja që ofrojnë shërbim për baste sportive dhe lojëra elektronike fati, të cilat vijojnë të jenë funksionale.

Disa prej tyre janë të bllokuara vetëm kur tentohet të aksesohen në versionin mobile. Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, me sa duket, ka dhënë efektet e para, duke hequr kumarin që kishte zaptuar çdo lagje, por jo atë virtual.

Sipas ekspertëve, me gjithë pengesat që mund të vendosin autoritetet, bllokimi i faqeve të huaja të basteve është i pamundur, për shkak të mundësive të pafundme që ofron teknologjia. (Top-channel)

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin