MENU
klinika

Bundesliga, Java 19

Bayern kryen “detyrën” ndaj Stuttgart

27.01.2019 - 17:30

Bayern Munchen ka vijuar serinë e fitoreve, duke qëndruar 6 pikë larg kreut, që mbahet nga Borussia Dortmund. Bavarezët kanë fituar sot 4-1 në shtëpi ndaj Stuttgart.

Skuadra bavareze ka bërë një ndeshje të mirë përpara tifozëve të saj, sidomos në pjesën e dytë të takimit ku ka shënuar tre nga katër golat.

Ishte Thiago Alcantara ai që zhbllokoi rezultatin përpara se Donis të barazonte përkohësisht.

Pas pushimit, autogolo o Gentner dhe golat e Goretzka dhe Lewandowski kanë vendosur takimin. Bayern është në vend të dytë të renditjes me 42 pikë, gjashtë më pak se Dortmund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN