Pas dy rezultateve surprizë deri diku në javën e 19-të, ka ardhur befasia e madhe në Kategorinë Superiore. Kastrioti ka fituar 5-1 në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, duke hapur gjithcka sa i përket luftës për mbijetesë.
Ndeshja nisi mirë për krutanët që e gjetën rrugën e rrjetës pas vetëm 10 minutash lojë me Roger, që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte.
Në sekondat e fundit të fraksionit të parë Rapa ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj brazilianit të Kastriotit dhe gjyqtari sinjalizoi penallti. Nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë Herald Marku.
Edhe pse goli i Filit krijoi iluzionin se vendasit mund të tentonin për të mos dalë duarbosh, minuta e fundit të ndeshjes ishin një makth i vërtetë për gjirokastritët, që në harkun kohor të 6 minutave pësuan edhe tre gola të tjerë me Herald Markun që shënoi golin e dytë personal, më pas ishte Rami dhe në fund Taulant Marku.
LUFTËTARI – KASTRIOTI 1-5
Fili 70’ / Roger 10′, H.Marku 45+4′ (11-m), 83′, T.Marku 90’, Rami 86’
Luftëtari: Ruçi, Demo (Oshafi 76′), Rapa, Hoxha, Xhekson, Aleksi, Açka (Ilievski 46′), Fili, Hanti, Rrapo, Dunga. Trajner: G. Mezani.
Kastrioti: Puja, Husein (Rami 76′), T. Marku, Shehi, Ndreca, Ymeraj, Shehu, Bardhi, Roger, H.Marku, Vatnikaj. Trajner: B. Devolli.
Kartonë të verdhë: Rapa 47′ / Vatnikaj 26′, Shehu 41′, H. Marku 48′
Gjyqtarë. Emirion Sino, Ilir Tartari, Edlir Malo, Laver Alla