MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Benzema i jep fitoren edhe në kthim Realit

31.01.2019 - 23:20

Real Madrid ka kryer formalitetin edhe në ndeshjen e kthimit në Kupën e Mbretit, që pasi kishte 4-2 sfidën e parë, ka fituar edhe në transfertë 3-1 ndaj Gironas, duke kaluar në gjysmëfinale.

Ndeshja është zgjidhur që në pjesën e parë, teksa Benzema shënon dy herë, duke vrarë shpresat e vendasve për një surprizë të mundshme.

Sulmuesi francez shënoi golin e parë në minutën e 27-të, ndërsa në të 43-n thuajse mbyll takimin me golin e dytë ende pa mbaruar fraksioni i parë.

Porro në minutën e 71-të të pjesës së dytë ngushton shifrat në 1-2 dhe vendasit marrin zemër që të paktën mos humbin ndeshjen.

Por Real Madrid nuk pajtohet me këtë. Llorente në minutën e 76-të con shifrat në 1-3 dhe pjesa tjetër e ndeshjes pastaj duket më e thjeshtë për miqtë madrilenë.

Los Blancos mbrojnë fitoren dhe dalin kryelartë, duke pritur tashmë shortin e gjysmëfinaleve, teksa janë kualifikuar edhe Barcelona, Valencia dhe Betis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN