MENU
klinika

Nga The Economist

Britania do të largohet vërtet pa marrëveshje nga BE?

10.01.2019 - 13:17

Parlamenti është kundër Brexit pa marrëveshje, por nuk mund ta parandalojë atë lehtësisht.

Edhe pse këtë javë filloi debati mbi marrëveshjen e Brexit të Theresa May, votimi do të bëhet më 15 janar. Gjithkush (ndoshta veç kryeministres vetë) pret që ajo të humbasë. May ka paralajmëruar thjesht deputetët se do të hyjnë në “territor të paeksploruar”.

Kjo nuk është për shkak të mungesës së planeve alternative. Ka disa alternative në fakt: një marrëveshje e tregtisë së lirë e stilit kanadez, një opsion të ngjashëm me Norvegjinë, dhe një referendum të dytë. Por aktualisht duket se nuk do të ketë shumicë në parlament për asnjë nga këto.

Dhe ka një të vërtetë tjetër “të hidhur”. Sipas të drejtës britanike dhe nenit 50 të traktatit të Bashkimit Evropian, Brexit do të ndodhë më 29 mars, me apo pa marrëveshje.

Për këtë arsye, qeveria po planifikon gjithçka në rastin e Brexit pa marrëveshje.

Qëllimi i vërtetë nuk është të përgatitet për Brexit pa marrëveshje, për të cilën tani është shumë vonë. Është për të frikësuar deputetët e lëkundur konservatorë për të mbështetur marrëveshjen e Mayt. Deri më tani kjo nuk duket se po funksionon.

Megjithatë, është e qartë se dhjetëra konservatorë, janë kundër Brexit pa marrëveshje.

Përkundër kësaj, një rezultat i tillë është çuditërisht i vështirë për t’u ndalur. Siç thotë Cathy Haddon i Institutit për Qeverinë, “Parlamenti mund të votojë për çdo numër mocionesh, rezoluta dhe ndryshime, por asnjë nga këto nuk është e mjaftueshme për të ndaluar Brexit pa marrëveshje.”

Një grup ndërpartiak i deputetëve tani po provon mënyra të ndryshme për të detyruar qeverinë të heqë dorë nga ideja e Brexit pa marrëveshje.

Ka shumë objektiva. Së paku nëntë ligje të lidhura me Brexit duhet të kalojnë përpara Brexit, që përfshin çështje të tilla si tregtia, emigracioni dhe bujqësia. Disa deputetë gjithashtu kanë sugjeruar që ata të mund të votojnë për të ulur pagat e ministrave. Disa mbështetës të konservatorëve dhe madje disa ministra kanë kërcënuar të japin dorëheqjen për të luftuar kundër Brexit pa marrëveshje.

Më e keqja e mundshme, ata mund të bashkohen me Laboristët, duke shkaktuar zgjedhje të përgjithshme. Por, mesa duket, edhe kjo nuk do të parandalonte një Brexit pa marrëveshje.

Asnjë nga këto nuk do të thotë se Brexit pa marrëveshje është një alternative e pashmangshme nëse marrëveshja e Mayt nuk miratohet javën e ardhshme. Në fund, do të mbetej zgjedhje e qeverisë. Dhe shumica e deputetëve, ashtu si shumica e bizneseve dhe votuesve, nuk besojnë se një person pragmatik si May do të kënaqej me vullnetin e një akti të tillë vetëdëmtues. Apo do ta bënte?/konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…