MENU
klinika

A mund ta rifitojë?

Britania “e etur” për madhështinë e dikurshme?

12.01.2019 - 11:52

Britania do të dalë nga Bashkimi Europian më 29 mars, ndoshta pa marrëveshje dhe kështu, sipas Bankës së Anglisë, do të shkaktohet një ulje prej 8 për qind në GDP dhe një rritje prej 7.5 për qind në papunësi.

Ekziston një ide se Britania është e zhytur, e pashpresë, dhe po “vuan” për madhështinë e shkuar dhe po ëndërron për ta rifituar atë.

Megjithatë, askush, asnjë organizatë, asnjë individ nuk dëshiron një perandori, apo madhështinë e dikurshme.

Ministrat e qeverisë, flasin me optimizëm për shanset për një rrjet të marrëveshjeve tregtare, me shumë nga kolonitë e mëparshme si Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara. Një nga nxitësit më të mëdhenj është sekretari i biznesit britanik Greg Clark, i cili e sheh si mundësi fantastike për të ardhmen për një vend që është shumë mirë i pozicionuar në shumicën e transformimeve të mëdha që po ndodhin në të gjithë botën sot.

Stephen Daisley ankohet se “Dhoma e Përfaqësive, që dikur respektohej në mbarë botën, është bërë simbol i një kombi të egër dhe të pakuptimtë”.

Parlamenti, për të qenë i sigurt, ka qenë rrëmujë kohët  e fundit, sepse nuk kanë rënë dakord lidhur me Brexit.

Por kjo është ajo që quhet demokraci dhe debat politik, ose më konkretisht shkëmbim pikëpamjesh.

Këto argument dhe mospërputhje mendimesh, duket se kanë mbetur vetëm brenda një kornize jo të dhunshme. Jo si në Francë, ku të paktën nëntë persona kanë vdekur ndërsa protesta u përhap në të gjithë vendin.

Brexit nuk ka të ngjarë të ketë qenë shkaktar për një valë racizmi dhe nacionalizmi ekstrem që përfshin gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Raportuesi special i OKB-së për racizmin dhe ksenofobinë, Tendayi Achiume, bëri një udhëtim 12-ditor në Mbretërinë e Bashkuar dhe arriti në përfundimin se mjedisi para dhe pas Brexit ka bërë që minoritetet racore dhe etnike të jenë më të prekshme ndaj diskriminimit dhe intolerancës racore.

Një raport i detajuar i institutit Civitas i bërë menjëherë pas referendumit të vitit 2016, megjithatë, ka hedhur dyshime mbi këtë. Duke pranuar se kishte pasur një rritje të dukshme në ngacmime, raporti vërejti një klimë ku shumë krime u morën si urrejtje ose Brexit, “edhe kur nuk ka prova për të sugjeruar se janë.”

Tensionet dhe racizmi nuk mungojnë në një vend ku kryebashkiaku i Punës i Londrës, Sadiq Khan, është i biri i një familje emigrantësh pakistanezë; ku çdo menaxher i pesë skuadrave të futbollit të Premier League është jo-britanik, siç janë pothuajse gjysma e lojtarëve; ku britanikët e bardhë janë pakicë në Londër dhe do të jenë një minoritet në Birmingham në vitin 2021, sipas parashikimeve.

E tani Britanisë i ka mbetur vetëm që mbase të përdorë posterin që përdorte qeveria britanike në 1939, drejtuar një populli të frikësuar nga Lufta e Dytë Botërore: “Qëndroni të qetë edhe vazhdoni”.

John Lloyd bashkëthemeloi Institutin Reuters për Studimin e Gazetarisë në Universitetin e Oksfordit. Librat e tij përfshijnë “Çfarë mediat po i bëjnë politikës” dhe “Fuqia dhe Historia”. Ai është një redaktor kontribues në Financial Times dhe themelues i Revistës FT.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…