Deputetët po përgatiten të votojnë sot nëse do të mbështesin marrëveshjen e Theresa May për largimin nga Bashkimi Evropian.
I ashtuquajturi “votim domethënës” do të bëhet më vonë gjatë ditës, dhe pesë ditë debati mbi Brexitin do të përfundojnë.
May ka bërë thirrje që politikanët të mbështesin marrëveshjen e saj, por me shumë deputetë të saj që pritet të bashkohen me partitë opozitare për të votuar kundër marrëveshjes, pritet gjerësisht tëmos marrë mbështetjen që ajo kërkon.
Deputetët gjithashtu mund të sugjerojnë ndryshime që mund të riformësojnë marrëveshjen përpara se të fillojë votimi rreth orës 19:00 GMT.
Marrëveshja e kryeministres, e realizuar për më shumë se një vit e gjysmë bisedimesh në Bruksel, është sulmuar nga të gjitha anët. Laburistët thonë se mund të arrijnë një marrëveshje më të mirë. Nacionalistët skocezë dhe Liberal Demokratët janë kundër Brexit të çdo lloji. Dhe disa nga deputetët konservatorë të partisë së Mayt kanë thënë se do të votojnë kundër gjithashtu.
Shtatëdhjetë e dy deputetë konservatorë kanë kundërshtuar publikisht marrëveshjen e Brexit, sipas ConservativeHome. Kjo do ta linte May shumë afër me Margaret Thatcher, 72 nga deputetët e së cilës u revoltuan kundër planit të saj për të shfuqizuar ligjet e tregtisë në vitin 1986. Por numri mund të rritet mbi 100, ndoshta duke bërë që May të jetë në vendin e dytë pas Tony Blair, i cili u përball me një rebelim kundër planit të tij për të çuar Britaninë në luftë me Irakun në 2003.
Nëse May mund të humbasë me një diferencë të vogël, ajo mund të fitojë në një përpjekje të dytë me disa ndryshime. BE nuk ka gjasa të pranojë ndonjë ndryshim të madh.
Por disa fjalë të ngrohta në deklaratën politike formale që shoqëron tekstin ligjor të marrëveshjes mund të jenë të mjaftueshme.
Nëse, May humbet me një diferencë të madhe, me më shumë se 100 vota, është e vështirë të shihet se mund të ndryshohet vendimi i Parlamentit. Në atë moment qeveria do të duhej të merrte parasysh dy zgjedhje të tjera, një referendum të dytë ose të largohet nga Bashkimi Europian pa marrëveshje.
Duket gjithnjë e më e mundshme që largimi i planifikuar i Britanisë të vonohet. Po ashtu, tanimë uk duket e pamundur që Britania të mos largohet fare…