MENU
klinika

Nga The Economist

Britanisë i duhet më shumë kohë…

31.01.2019 - 14:08

Theresa May ka humbur kaq shumë votime, saqë kur më 29 janar, kur i mibjetoi mocionit të mosbesimit lidhur me marrëveshjen e saj Brexit, u pa si ndonjë arritje e madhe.

Do të ishte mirë që kryeministrja të binte dakord me britanikët për marrëveshjen, pastaj të fillonin negociatat. Kryeministrja bëri të kundërtën, duke biseduar me BE për gati dy vjet para se tëkuptonte që marrëveshja e saj nuk do të kishte mbështetjen e Parlamentit. Më pak se dy muaj përpara ditës së Brexit, ajo tani propozon të rihapë negociatat për të vetmen marrëveshje të mundshme.

Është e pabesueshme. Por çdo lider evropian që mendon se Britania duhet të largohet, me ose pa marrëveshje, duhet të mendojë përsëri.

Një dalje kaotike pa asnjë marrëveshje do të ishte një dështim kolosal nga të dyja palët. Por një gjë që Britania ka nevojë urgjente për të zgjidhur rrëmujën e saj është koha, dhe këtu mund të ndihmojë BE-ja.

Ata që i bëjnë thirrje BE-së për të bërë “koncesione” lidhur me çështjen e kufirit irlandez keqkuptojnë qëllimin e saj. Britania dëshiron një politikë të pavarur tregtare, një kufi të padukshëm me Irlandën dhe pa kontrolle doganore midis Irlandës së Veriut dhe kontinentit britanik. Këto tri synime janë tëpanegociueshme.

Nëse Britania vendos tarifat e veta, do të nënkuptojë kontrolle doganore për mallrat që kalojnë mes saj dhe BE-së, ku Irlanda është anëtare. Kjo do të thotë inspektime në kufi. Britania beson se në të ardhmen do të jetë e mundur të bëhen kontrolle nga distanca, ndoshta duke përdorur teknologji të re. Një ditë që mund të jetë e vërtetë. Deri atëherë, nevojitet një zgjidhje e përkohshme.

Por BE mund ta tolerojë Britaninë lidhur me afatin. Nëse Parlamenti nuk bie dakord për një marrëveshje deri më 29 mars, Britania do të largohet nga BE pa asnjë marrëveshje. Vetë Britania do të pësonte shumë nga kjo. Por për BE-në, dhe veçanërisht Irlandën, do të ishte gjithashtu e tmerrshme që të humbiste një nga anëtarët më të rëndësishëm të saj në rrethana të tilla. Nëse May dëshiron të shmangë këtë fat, ajo me siguri do të duhet të kërkojë më shumë kohë. BE duhet të pranojë kërkesën e saj.

Strategjia e Mayt ka qenë që të marrë mbështetje në Partinë e saj Konservatore për marrëveshjen. Votimi këtë javë ka ndihmuar të ushqyejë idenë se kjo është ende e mundur.

Është e mundur të imagjinohet arritja e një marrëveshjeje, por jo në dy muajt e mbetur. Me më shumë kohë, Parlamenti ende mund të gjejë rrugëdaljen. Brexit është një problem britanik që vetëm Britania mund ta zgjidhë. Por BE mund dhe duhet t’i japë asaj kohën që i nevojitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…