Kryeministri Edi Rama, pasi mori vendimin për mbylljen e basteve sportive, pohon se do të arrestohen të gjithë ata organizojnë baste të jashtëligjshme,
Këtë deklaratë Kryeministri Edi Rama e bëri mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”: “Të gjitha janë mbyllur, tek tuk ka tentativa, të cilat janë identifikuar dhe do të identifikohen në vijim. Ata që marrin përsipër në të zezë, do të arrestohen dhe do të paguajnë pasojat”.
Lidhur me bastet online, kreu i Qeverisë u shpreh: “Online-i i ligjshëm është mbyllur. Lufta me online që lidhet me baste jo shqiptare është një luftë që e zhvillojnë të gjitha vendet. Por ajo që është e rëndësishme, 99 përqind e burimeve të parasë nga bastet dhe kazinotë elektronikë është shteruar”.
Arian Çani: Te Tajvani është radhë e madhe?
Rama: S’më intereson fare…
Nga 1 Janari, kur ka hyrë në fuqi ligji për ndalimin e lojërave të fatit, në raste kur janë zbuluar pika bastesh të paligjshme, Policia ka vijuar vetëm me procedime, pa bërë arrestime.