MENU
klinika

Rrjeti

Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook dhe si funksionon

15.01.2019 - 18:53

Facebook është rrjeti social më i madh në botë. Në tre mujorin e tretë të 2018-ës kishte 2.27 miliardë përdorues aktivë në muaj. Duke e vendosur në perspektivë i bie që 1/3 e popullsisë së botës të jetë në Facebook.

Me një audiencë të tillë, Facebook bëhet platforma ideale online për tu lidhur me botën.

Ka mënyra pa fund për të qëndruar i përditësuar me njerëzit që më shumë u interesojnë pavarësisht nëse jeni një individ, organizatë apo biznes.

Megjithatë rrjeti social është rritur shumë. Negativisht ka ndikuar edhe në mundësinë e përdoruesve për të qëndruar të përditësuar me postimet e të tjerëve.

Kjo është e vërteta shtrirjes “reach” të postimeve dhe sesi ndikon tek ju.

Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook?

Sipas burimeve zyrtare të Facebook, shtrirja e postimeve përcaktohet si “numri i personave që kanë parë një postim nga profili juaj apo një faqe e juaj në kohështrirjen e tyre (News Feed).”

Facebook e përdor shtrirjen si matës së performancës së faqeve. Megjithatë i njëjti koncept aplikohet edhe me postimet e profileve si dhe reklamave.

E thënë thjeshtë, shtrirja mat numrin e njerëzve të cilët shohin një postim të caktuar. Në rastin e shtrirjes së përgjithshme të faqes, kemi të bëjmë me numrin e njerëzve të cilët kanë parë të paktën një postim nga faqja në Facebook.

Dikush mund të thotë që Facebook më shumë ngjan me një agjenci reklamimi sesa një media sociale. Zakonisht termi i shtrirjes së postimeve aplikohet për faqet në Facebook dhe jo profilet. Klasifikimi shtrirjes organike dhe me pagesë të postimeve janë ekskluzivitet i faqeve.

Shtrirja organike e postimeve është shtrirje natyrale e përcaktuar nga algoritmi i Facebook. Megjithatë ju mund të reklamoni çdo postim duke paguar Facebook për më shumë shtrirje. Në këtë rast quhet shtrirje me pagesë dhe prej kohësh favorizohet nga Facebook.

Kohështrirja (News Feed) dhe Shtrirja e Postimeve Personale
Facebook vazhdimisht ndryshon kohështrirjen e cila është faqja e parë që aksesoni sapo qaseni në rrjetin social. Janë disa faktorë që nxisin këto ndryshime, sidomos preferencat tuaja të rrjetit social.

Për çdo mik që keni, ju mund të ndryshoni shtrirjen e postimeve të tij. Kjo shtrirje përcaktohet sipas algoritmit të Facebook, nga opsioni “See First” (funksion i cili u jep prioritet postimeve të atyre miqve që i përzgjidhni vetë) apo duke përdorur opsionin “Unfollow” për tu mos shfaqur më postimet e tyre në kohështrirjen tuaj.

Funksione të ngjashme ofron edhe për faqet që keni pëlqyer. Pra Facebook përdor preferencat tuaja për të zgjedhur çfarë postimesh do të tregojë në kohështrirjen tuaj.

Gjithashtu çdo postim personal i miqve jo medoemos do të shfaqet në kohështrirjen tuaj ashtu si jo çdo postim i faqeve.

Gjendja aktuale e shtrirjes së postimeve në Facebook

Sot Facebook është më i madh se kurrë më parë që do të thotë se shtrirja organike e ka pësuar më së shumti. Hapësira e reklamimit në rrjetin social është ajo që ka rëndësi sot.

Siç mund të jeni në dijeni rrjeti social u jep prioritet postimeve me shtrirje me pagesë ndaj postimeve personale të përdoruesve.

Megjithatë gjigandi i medias sociale bëri ndryshime të mëdha në 2018-ën, një lajm i mirë për profilet por jo për markat dhe bizneset.
Sipas themeluesit dhe CEO Mark Zuckerberg ndryshimi i ri do të rrisë shtrirjen e postimeve personale, të miqve dhe të afërmve.

Sakaq përmbajtjet e faqeve do të përfitojnë më shumë shtrirje nëse ato shpërndahen në Messenger apo kanë ndërveprim të madh.

Kjo do të thotë se Facebook po përpiqet tu japë prioritet vetëm atyre postimeve të faqeve që ngjallin interes të lartë.
Pra me përditësimin e ri në kohështrirjen tuaj do të keni vënë re më shumë statuse, foto apo check-in. Për faqet ky është lajm i keq.

Shtrirja e postimeve në Facebook për bizneset

Aktualisht Facebook u jep prioritet postimeve personale ndjekur nga postimet me pagesë. Çdo faqe në Facebook e cila nuk paguan për të rritur shtrirjen, pjesa më e madhe e postimeve e saj nuk do të shihen nga audienca.

Markat dhe bizneset tashmë duhet të krijojnë përmbajtje më interesante dhe joshëse për ndjekësit. Kjo mbetet e vemja mënyrë për të tërhequr vëmendje apo zënë vend në kohështrirjen e përdoruesve.

Me pak ndryshime në mënyrën sesi përmbajtja dërgohet, markat dhe bizneset do të arrijnë me sukses të përmirësojnë shtrirjen e postimeve të tyre.

E ardhmja e shtrirjes së postimeve në Facebook
Facebook është përfshirë në një numër skandal gjatë 2018-ës. Besimi i përdoruesve ka rënë në pikën më të ulët.

Dhënia prioritet postimeve personale është një prej të paktave gjëra që Facebook ka bërë mirë vitin e kaluar për të gjithë ne mbase për bizneset jo.

Nga një këndvështrim i një përdoruesi personal është gjëja më e mirë e bërë prej kohësh.

Në të ardhmen ndryshime të reja do të vinë. Duke pasur në konsideratë strategjinë aktuale të Facebook, lëvizja e radhës mund të jetë krijimi i kohështrirjeve të personalizuara për përdoruesit ose mbase tu jap shansin të kenë disa të tilla.

Aktualisht mund të publikoni foto dhe statuse të cilat do të marrin më shumë vëmendje se më parë. /PCWorld Albanian.

Telefoni do të bëhet më i zgjuar

Android po nxjerr një sërë veçorish me Al

Ja çfarë dihet deri më tani!

Kur vjen në telefonin tuaj Android 16 ?

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!