MENU
klinika

Biseda

Çfarë i tha para votimit të Kryesisë? Duma zbulon bisedën me Bashën

26.01.2019 - 18:28

E ftuar në “Kjo javë” në News 24, deputetja e PD Grida Duma zbuloi bisedën me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha përpara fillimit të mbledhjes së kryesisë.

Ajo tha se përgjegjësia për ekipin e ri në mënyrë që ata të bëjnë të mundur fitoren e zgjedhjeve është e vetë Bashës.

Gjithashtu Duma theksoi se misioni i Partisë Demokratike është sqarimi i demokratëve.

“Sot askush nuk ka arsye pse të tallet me demokratët, duhet të jemi të qartë, të dimë çfarë do realizojmë me protestat, të dimë që s’ka qeverisje me Ramën, duhet të nxjerrim kandidatët sa më shpejtë, të fillojnë nga puna për zgjedhjet. Demokratët duan fitoren. Ata e meritojnë fitoren.

Gjithçka që më shqetëson mua e kam diskutuar edhe më Bashën i ka thënë s’kemi më asnjë luks për të eksperimentuar. Mua me dhimbsen demokratët, janë ata që kanë bërë opozitë në ditë të këqia, pa punë me borxhe”, u shpreh deputetja.