MENU
klinika

Mbledhja e Grupit Parlamentar

Debate në PD/ Salianji kërkon djegien e mandateve, Hajdari…

24.01.2019 - 09:45

Një protestë e madhe është paralajmëruar nga Partia Demokratike për në datën 16 shkurt.

Vendimi është marrë dje në mbledhjen e grupit Parlamentar.

Mësohet se mbledhja është shoqëruar me tensione dhe debate mes demokratëve.

Demokrati Spaho tha në nisje të mbledhjes se është menduar për një ndarje të të deleguarve nëpër qarqe.

“Kjo mbledhje e Grupit Parlamemtar do të ketë në fokus të saj diskutimin për stinën e protestave që kemi vendosur të zhvillojmë.

Është menduar për një ndarje të deleguarve nëpër qarqe, duke nisur nga anëtarët e Kryesisë, deputetët dhe të deleguarit zgjedhorë”, tha Spaho.

Debati ka nisur pas kërkesës së Salianjit për të djegur mandatet ose të futen në parlament dhe të kërkojnë interpelancë.

“Unë mendoj që ne duhet të lëmë mandatet dhe të bashkohemi me popullin në protesta dhe revoltë.

Ose nëse shihet si alternativë që të mos djegim mandatet, atëherë të ndajmë mendjen dhe të hyjmë në paralament për betejë.

Të kërkojmë zhvillimin e interpelancave dhe të nisim përzgjehdjen edhe prezantimin e kandidatëve për 61 bashkitë, në mënyrë që të fillojmë fuahatën sa më parë.

Mendimi im është qe ne duhet të bëjmë protestë të fortë para Kryeministrisë. Duhet të nxjerrim sa më shumë njerëz para Kryeministrisë që të ç’rrënjosim Ramën”, u shpreh Salianji.

Ne duhet të shkojmë me vendim të qartë tek njerëzit për të kërkuar protesta”, u shpreh deputetja Hajdari, e cila ka dalë në mbështetje të Salianjit.