MENU
klinika

Përsëri protesta dhe incidente

Debatet publike nuk funksionuan/ “Jelekverdhët” 11 javë protesta

27.01.2019 - 09:58

Mijëra demonstrues “jelekverdhë” marshuan të shtunën në Paris dhe në qytete të tjera franceze në protesta që sollën përleshje me policinë.

Në fundjavën e 11-të radhazi të veprimeve kundër qeverisë, 69,000 njerëz dolën në rrugë, duke përfshirë 4,000 në Paris, tha ministria e brendshme, nga rreth 84,000 demonstrues në të gjithë vendin të shtunën e kaluar.

Marshimet ishin kryesisht paqësore, por kishte incidente në disa qytete, edhe në kryeqytet, ku një dëmtim në sy të një aktivisti të njohur “jelekverdhë” shtoi polemikat e kohëve të fundit mbi dhunën policore.

Protestuesit, dolën në rrugë në nëntor për të kundërshtuar një rritje të taksave të karburantit. Lëvizja e tyre më pas u përshkallëzuaa në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë që mobilizoi dhjetëra mijëra njerëz çdo fundjavë.

Grupet e vogla të protestuesve në Bastille formuan barriera të improvizuara, ndezën zjarret dhe hodhën predha në polici, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe me kanalet e ujit.

Policia tha se ata bënë 52 arrestime në Paris. Në jugperëndim, përleshje pati edhe në Bordo dhe Toulouse.

Ministri i brendshëm Christophe Castaner njoftoi se një hetim i brendshëm i policisë ishte nisur pasi një protestues u plagos në Bastille.

Incidentet ishin gjithsesi të vogla krahasuar me dhunën e parë në dhjetor, problemet më të këqija të këtij lloji në dekada në Paris.

Ashtu si në javët e mëparshme, protestuesit mbanin flamuj francezë dhe shenja që sulmonin “Mbretin Macron” ose duke bërë thirrje për referendume. Për të shmangur pakënaqësinë, Macron këtë muaj ka nisur një seri debatesh publike.

Ndërkohë, një grup protestuesish francezë nga lëvizja “Jelekverdhët” njoftuan të mërkurën, se kanë në plan të kandidojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian të këtij viti. Grupi ka listuar 10 njerëz që do të kandidojnë për vende në Parlamentin Europian në maj, 29 deri në 53 vjeç dhe me punë që variojnë që nga shofer, gra shtëpiake, e deri tek drejtor shitjesh. Lista do të kryesohet nga Ingrid Levavasseur, një grua që rrit e vetme dy fëmijë në Normandi, e cila ka qenë pjesë e lëvizjes dhe tashmë është disi e njohur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…