Duket se NATO ka vendosur që të krijojë një raport të ri me ushtrinë e Kosovës. NATO do të mbajë sot ditën e dytë të takimeve në bazën e organizatës në Bruksel.
“Dita e dytë do të përqendrohet në Zhvillimin e Luftës, përmirësimin e ofrimit të aftësive të përbashkëta,partneritetin NATO-Gjeorgji me fokus të veçantë në progresin e Pakos Substanciale NATO-Gjeorgji, e që do të përfundojë me një diskutim të gjerë për Ballkanin Perëndimor dhe Misionin e Forcës së Kosovës”, ka thënë NATO-ja në një komunikatë.
Në dhjetor NATO bëri me dije se do të rishikojë marrëdhëniet me Kosovën dhe se do të vazhdojë me misionin e saj paqeruajtës, pavarësisht vendimit të autoriteteve për të krijuar ushtrinë.
“NATO-ja, si një aleancë, ka punuar shumë që të mbajë rajonin të sigurt për më shumë se 18 vjet përmes misionit të KFOR-it, i cili tani ka rreth 4,000 trupa, dhe përmes asistencës sonë dhe këshillave, që ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe institucioneve civile”, ka thënë presidenti i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Mareshali britanik Stuart Peach.