MENU
klinika

Vendimi

Do të rikthehet Messi tek Argjentina?

24.01.2019 - 14:46

Lionel Messi nuk ka luajtur për Argjentinën që nga humbja 4-3 ndaj Francës, në 1/8 finale të Kupës së Botës 2018, duke u fokusuar në detyrat e tij të klubit, me Barcelonën.

Por Messi është i vendosur ta bëjë rikthimin e tij tek Argjentina në miqësoren e ardhshme ndërkombëtare, kundër Venezuelës, më 22 mars, pas pothuajse nëntë muajsh.

Fillimisht kishte dyshime nëse do të largohej përfundimisht nga detyra ndërkombëtare, por shpejt nisi të flitej se sulmuesi do ta vishte sërish fanellën Albiceleste, në vitin 2019.

Messi ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kur do të kthehet përsëri në fushë me Argjentinën, por “Goal.com” zbulon se ai do të luajë në miqësoren ndërkombëtare në mars.

messi duke qare
messi duke qare

Kjo miqësore e Albiceleste do të luhet ndaj Venezuelës, në “Wanda Metropolitano”, stadiumin e Atletico Madridit. Pra, Messi nuk do të duhet të udhëtojë shumë për të përfaqësuar sërish kombëtaren e vendit të tij.

Sulmuesi i shquar ka bërë 128 paraqitje me ekipin kombëtar, që nga debutimi i tij zyrtar në gusht 2005. Messi është i treti në listën e lojtarëve me më shumë ndeshje tek Argjentina, me vetëm Javier Mascherano (147) dhe Javier Zanetti (143).

Ai kryeson listën e golashënuesve të kombit të tij, me 65 gola, 11 të tillë më shumë se Gabriel Batistuta, i dyti. Messi ende nuk ka fituar trofe të mëdhenj ndërkombëtarë me Argjentinën në nivele të larta, pasi ka humbur finale e Kupës së Botës 2014 dhe ato të “Copa America” në vitet 2007, 2015 dhe 2016.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-ndihmësit të “Tata”-s

“E gjeta Messin që po qante si një fëmijë”