MENU
klinika

Kategoria Superiore

Dy lëvizjet e fundit të Partizanit në merkato

31.01.2019 - 20:14

Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me kongolezin Kevin Mombilo. Mesfushori i djathtë ka nënshkruar sot kontratën me drejtuesit, e cila do të jetë e vlefshme deri në 2020.

25 vjeçari me origjinë nga Kongo dhe pasaportë finlandeze mbërrin te të kuqtë pas eksperiencave pozitive në kampionatin

Finlandez ku është aktivizuar tek ekipet Inter Turku, PK-35 Vanta , Honka dhe së fundmi PS Kemi. Gjithashtu, Mombilo ka qenë edhe kontingjent i ekipeve kombëtare të moshave të Finlandës.

Ndërkohë, trajneri Skënder Gega nuk është bindur aspak nga cilësitë e tetovarit Fatjon Isufi, për më tepër që në pozicionin ku ai luan, e kishte thuajse të pamundur të merrte minuta.

Duke parë këtë situatë, klubi ka negociuar për prishjen e marrëveshjes me lojtarin, që në karrierën e tij ka qenë pjesë e vetëm një klubi: Renova e Tetovës.

Kësisoji, palët kanë gjetur akordin për të prishur kontratën dhe lojtari nuk është federuar me të kuqtë. Zyrtarisht deri më tani Partizani ka afruar Alesio Hysenin, Lum Rexhepin, Dilaver Dukën, Hektor Idrizajn dhe së fundmi Kevin Mombilo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e futbollit shqiptar

9 vite pa Panon, dedikimi i Partizanit