Goditja e rrufesë shpesh të lë më pasoja, madje janë të shumta rastet që përfundojnë në tragjedi. Një episod i rrallë ka ndodhur këtë fundjavë në turneun e të rinjve në Brazil.
Një futbollist është goditur nga rrufeja teksa po luante një ndeshje. Takimi i “Copa San Paolo” me Agua Santa dhe Atletiko Mineiro kishte filluar në kushte normale, por pastaj një furtunë mbi stadium solli edhe momentin e tmerrshëm ku tifozët dhe lojtarët menduan më të keqen për lojtarin e ri Henrique.
Në një moment të lojës, një rrufe ra në fushë dhe goditi mbrojtësin e Agua Santa, duke shkaktuar panik. Por vetë futbollisti vrapoi menjëherë drejt pankinës, ku u vu nën kontrollin e mjekëve që thirrën ambulancën me shpejtësi.
Ndeshja u ndërpre dhe nuk filloi, pasi lojtarët ishin të shqetësuar për gjendjen e shokut të tyre, por më pas erdhi lajmi se situata e tij ishte normalizuar dhe kishte përfunduar në spital pasi goditja e rrufesë nuk i kishte sjellë dëmtime.