MENU
klinika

Sulmuesi i Kosovës

E kërkoi Milan e Barça, e do Tare te Lazio

30.01.2019 - 16:21

Komuniteti i shqiptarëve në radhët e Lazios mund të zgjerohet. Që pas emërimit të Igli Tares si drejtor sportiv i Lazios, shumë talente shqiptarë kanë pasur fatin e mirë të luajnë në Romë.

Duke filluar nga Lorik Cana, për të vijuar më pas me Etrit Berishën, Thomas Strakoshën, e ku së fundmi janë edhe tre shqiptarë të tjerë, si Riza Durmishi, Valon Berisha e Marco Alia.

Por Tare nuk ndalet këtu me shqiptarët. Ai ka nisur të mendojë për goditjen e fundit në këtë merkato janari, duke qenë se po tenton të afrojë një tjetër shqiptar në skuadër.

Bëhet fjalë për talentin nga Kosova, Edon Zhegrova, për të cilin ka pasur interesime të shumta, madje mediat italiane raportonin se kërkohej edhe nga Milani e Barcelona.

igli tare lazio
igli tare lazio

Zhegrova, që nuk po arrin të gjejë hapësirat e nevojshme në Belgjikë te Genk, po mendon që të largohet nga kampionati belg dhe Lazio do të ishte një hap i madh për të.

Vetë Tare u shpreh se po mendon një goditje të fundit dhe se i duhet një sulmues krahu, rol të cilin Zhegrova di ta bëjë mirë, sidomos në krahun e djathë, aty ku Lazio ka nevojë. Zhegrova i shënoi Shqipërisë në ndeshjen miqësore të luajtur vjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN