MENU
klinika

Situatë e rënduar në Elbasan

Mësuesit bllokohen në borë, pezullohet mësimi në disa shkolla

14.01.2019 - 11:15

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka krijuar probleme të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet e borës, kryesisht në zonat rurale kanë bllokuar disa rrugë në disa qarqe të ndryshme. Një ndër qarqet problematike është ai i Elbasanit.

Në këtë qark, për shkak të dëborës, disa prej mjeteve të transportit të mësuesve nuk kanë mundur të shkojnë dot në shkollë.

Kjo ka bërë që mësimi në tre shkolla të këtij qarku të pezullohet.

Në bashkitë Librazhd e Përrenjas, mësimi nuk zhvillohet në 8 shkolla.