MENU
klinika

La Liga, java 21

“Firmos” edhe Messi, Barcelona nuk ndalet

27.01.2019 - 18:10

Barcelona nuk ka hasur pengesë edhe në javën e 21-të, duke fituar 2-0 në Girona dhe duke mbajtur kreun e renditjes, 5 pikë para Atletico Madrid të vendit të dytë.

Ishte ndeshja e 32-të radhazi që skuadra e Valverde-s gjen golin, duke barazuar kështu rekordin e vendosur nga ekipi i sezonit 2012/13.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë për katalanasit, të cilët sidomos gjatë pjesës së parë dukeshin si të përgjumur. Loja e Barça-s u përmirësua pas pushimit kjo edhe për shkak të kartonit të kuq të një prej lojtarëve vendas.

Ishte Semedo ai që kaloi miqtë në avantazh, ndërsa Messi dyfishoi rezultatin me një gol fantastik në mesin e pjesës së dytë. Me këtë fitore Barcelona ndodhet në kuotën e 49 pikëve, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt Atletico Madrid.

Me golin e shënuar në stadiumin Montilivi, Messi tashmë ka shënuar në 36 nga 42 stadiumet e luajtur në La Liga.