MENU
klinika

Rekordi

Fitorja më e thellë në futbollin shqiptar

11.01.2019 - 18:05

Para dy vitesh, në ndeshjen e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, Laçi fitoi në shifrat 12-0 ndaj Sopotit, një rezultat që nuk ishte parë në futbollin shqiptar.

Të gjithë të nxituan për ta parë nëse në futbollin shqiptar ishte arritur një fitore kaq e thellë në një ndeshje zyrtare, paçka se ishte raundi i parë i Kupës së Shqipërisë, një ekip i Superiores përballë një rivali modest.

Statistikat treguan se nuk ishte kjo fitorja më e thellë. Duhet të ishin shënuar edhe të paktën 2 gola të tjerë për të barazuar rekordin e vendosur 68 vite më parë.

Partizani, më 31 janar të vitit 1951, ka fituar 14-0 ndaj Punës së Beratit (Tomori),  ku 7 gola i shënoi Refik Resmja, që e çuan në 59 numrin e realizimeve në një kampionat të vetëm, duke zënë vendin e 15-të në listën botërore dhe i nënti në listën europiane sa u përket golave të një sezoni.

Nuk është vërtetuar akoma se sa gola shënoi në total i madhi Refik Resmja. Duhet të vinte sezoni 2008-2009 që Vioresin Sinani të shënonte 36 gola gjatë një sezoni me Vllazninë, i vetmi që ka kapur shifrën e 213 golave në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ylli i dy Dinamove dhe i Kombëtares

Demollari, legjenda që tronditi “Wembley”