Flori Mumajesi, kantautori tejet i suksesshëm në vendin tonë, por edhe më gjerë, pak ditë më parë shkroi në rrjetet sociale se po mendonte të hiqte dorë nga muzikë.
Kjo deklaratë e tij shokoi fansat, ndërsa së fundmi ai ka postuar edhe një video të shkurtër në “Instagram” duke folur më gjatë në lidhje me muzikën. Madje, me lot në sy, ai shprehet se e ka të vështirë t’i largohet asaj që i ka dedikuar të gjithë jetën dhe që e do aq shumë, duke iu referuar kështu muzikës.
“Para pak ditësh me anë të një postimi ndava me ju një ndjesi, një emocion të cilin e mendoj prej kohësh dhe të jem i sinqertë më mërzit, me shqetëson. Por thashë ta ndaj me ju. Nga mesazhet, nga komentet qe më kanë ardhur nga miq, dashamirës, kolegë, nga ju, kuptoj që nuk jam gati akoma të largohem nga ajo. E kam shumë të vështirë t’i largohem asaj që i kam dedikuar jetën prej kaq vitesh dhe e dua shumë”, shprehet Flori.