01.01.2019 - 22:27
Flori Mumajesi është një nga këngëtarët më të talentuar dhe më të suksesshëm në vendin tonë, por jo vetëm.
Por i ftuar në “Shiko kush Luan”, ai ka zbulur një problem tejet serioz të cilin ia ka shkaktuar muzika, që prej moshës 13-vjeçare.
Flori zbuloi se ka probleme me dëgjimin dhe kjo i ka ndodhur atij në moshën 13 vjeçare. “Kam probleme me dëgjimin në veshin e majtë dhe kjo më ka ndodhur që në moshën 13 vjeçare pasi dëgjoja muzikë me bokse te veshi, sepse nuk kisha kufje. Kam humbur dëgjimin rreth 60 përqind”, tregoi Flori.
Megjithatë, duket se ky problem nuk ka ndikuar aspak në karrierën tejet të suksesshme të këngëtarit, pjesë e “Threedots”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Ja ke bo vetes”
Flori Mumajesi dhe Bruno ja bëjnë “bam”
Nga Elvana te sëmundja...
Flori Mumajesi rrëfen dashurinë e vërtetë
Reagon këngëtari