MENU
klinika

Boks

Fury-Wilder, fiksohet revanshi mes tyre

12.01.2019 - 17:14

Nuk ka një datë fikse, por promotori i boksierit britanik Frank Warren ka deklaruar sot se revanshi mes Fury-t dhe Wilder me shumë gjasa do të zhvillohet para muajit qershor, në Amerikë.

Ndryshe nga hera e parë, ky duel i dytë mes dy boksierëve të pamposhtur në ring do të zhvillohet në Las Vegas. Duket se për të dyja palët kjo marrëveshje është e kënaqshme.

Deontay Wilder do të ketë mundësi të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë para fansave të tij. Ndërsa Tyson Fury do të marrë një pagesë tjetër të majme duke dueluar në Las Vegas.

fury wilder
fury wilder

Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 2 dhjetor në Los Angeles, u mbyll në barazim. “Vendi do të jetë Amerika, aty ku do të na ofrohen më shumë parà. Ne do të shkojmë aty ku është më e përshtatshme për të dyja palët dhe mendoj se brenda qershorit do të kemi edhe këtë sfidë të dytë”, – u shpreh Warren.

Dy boksierët nuk kanë asnjë humbje në karrierën e tyre, me Wilder që numëron 40 fitore e 1 barazim, ndërsa Fury 27 fitore e 1 barazim. Në përballjen e parë, një gjyqtar dha pikëzimin 115-111 për Wilder, njëri 114-112 për Fury dhe i treti barazim, 113-113.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN