MENU
klinika

Ankohet Vuçiç

‘Gjermania gjithmonë e ka përkrahur Kosovën’

05.01.2019 - 13:00

Vizita e zëvendëspresidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, dhe homazhet e tij në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, e ka zemëruar presidentin serb Aleksandar Vuçiç, por nuk e ka befasuar.

Presidenti serb, të cilit i është kërkuar nga gazetarët të komentojë vizitën e zëvendëspresidenti të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, te varri themeluesit të UÇK-së, Adem Jashari, ka thënë se kjo nuk e habit, përveç se, siç tha ai, “nuk është mirë të flitet për miqësi me Serbinë dhe të bëhen gjeste të tilla”.

Duke komentuar vizitën e diplomatit gjerman, Vuçiç tha se nuk dëshiron dhe nuk mund ta fyejë zëvendëspresidentin e PE, Willand, dhe askënd tjetër.

Gjeste të ngjashme për ne janë mësim që të shohim se si po na përjetojnë gjermanët, amerikanët, francezët, anglezët, italianët. Dhe të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën”, tha Vuçiç.

Vuçiçi përkujtoi qëndrimin e mirënjohur të Gjermanisë zyrtare ndaj Kosovës, nga i cili, siç thotë ai, nuk do të heqin dorë, sepse ata ndihmuan këtë forcë në vitin 1998 dhe 1999.

Unë nuk shoh asgjë të çuditshme, përveç se nuk është mirë të flasim për miqësinë me Serbinë, kurse të bëjnë gjeste të tilla dhe t’i tregojnë. Por, çfarë të bëjmë. Ata janë fuqi e madhe, ne jemi një vend i vogël dhe na mbetet ta ruajmë krenarinë dhe dinjitetin dhe të themi se nuk jemi të mahnitur”, tha Vuçiç.

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, më 2 dhe 3 janar të këtij viti ku ka zhvilluar takim me kryeministrin Ramush Haradinaj. /Konica.al/