MENU
klinika

Reagimi

Letër kryeministrave të botës, Serbia i përgjigjet Haradinajt

30.01.2019 - 13:05

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar pas letrës së kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u dërgoi kryeministrave në të gjithë botën.

Sipas Daçiç, kryeministri Haradinaj nuk është në dijeni të situatës në të cilën gjenden dhe gjithashtu ai ka ngritur disa pyetje.

Nëse është ashtu, pse nuk bëhen anëtarë në Kombet e Bashkuara, INTERPOL ose UNESCO? Pse 13 shtete i kanë tërhequr njohjet dhe pse tani SHBA dhe BE pranojnë që të kërkohet një kompromis?”, deklaroi Daçiç për “Veçernje Novosti”.

Kujtojmë që Haradinaj në letrë dërguar kryeministrave se statusi i Kosovës është konfirmuar me 17 shkurt 2008.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN