MENU
klinika

Rinovimi

Icardi, ndodh ajo që prisnin tifozët e Interit

23.01.2019 - 13:47

Pavarësisht fjalëve që u thanë ditëve të fundit, sidomos nga bashkëshortja dhe menaxherja Wanda Nara, Mauro Icardi ka rinovuar kontratën me Interin.

Tifozët zikaltër ishin të shqetësuar për faktin se kapiteni mund të braktiste “anijen” në merkaton e verës, por kjo gjë nuk do të ndodhë.

Sipas “Sportmediaset”, sulmuesi argjentinas është shumë pranë firmës së kontratës së re, pasi pronarët e klubit, si pronari Jindong Zhang, ashtu edhe presidenti, Steven Zhang (i biri i Jindong), kanë biseduar dhe kanë dhënë “ok” për të rritur pagën e tij.

Oferta e re e Interit është 7 milionë euro në sezon dhe klauzola për prishje kontrate është rritur nga 110 në 180 milionë euro (e vlefshme nga data 1 deri në 15 korrik).

Nuk janë plotësuar të gjitha kërkesat e Wanda Naras, teksa kërkonte 9 mln euro në sezon. Interi ishte shtyrë deri në 6 mln euro, nga 4,5 mln eurot aktuale. Në fund, sakrifica: 7 mln euro në sezon.

Ky është sezoni i gjashtë i Icardit tek Interi. Ai ka realizuar 121 gola në 206 ndeshje me fanellën zikaltër, në të gjitha kompeticionet. Zikaltrit paguan 13 mln euro te Sampdoria në verën e vitit 2013.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN