31.01.2019 - 15:27
Vjen një tjetër lëvizje nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Jahmir Hyka do ta vazhdojë karrierën në Izrael.
Futbollisti i Kombëtares ka gjetur më në fund ekipin e ri, pasi u largua nga San Jose në Amerikë. Sipas “Vipsport”, Hyka ka firmosur për ekipin izraelit të Makabi Netanjah, që mban vendin e 5-të në kampionat.
Ende nuk bëhen të ditura detajet e kontratës, por është e sigurt se 30-vjeçari tashmë do të provojë edhe kampionatin izraelit, pasi ka luajtur më parë në Norvegji, Greqi, Gjermani, Zvicër dhe Amerikë.
Hyka ka munguar në grumbullimet e fundit të Kombëtares dhe ndoshta aktivizimi i rregullt me ekipin e ri do ta ndihmojë të kthehet kuqezi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mesfushori i Kombëtares
Hyka lë Amerikën, do firmosë me Tiranën?
San Jose poston videot