Duhet të ishte java e Kukësit, por ka ndodhur e kundërta. Teksa Partizani ka bërë mrekullinë dje në Korce ndaj Skënderbeut, Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në Kamzë ndaj Laçit.
Kukësi ishte më kërkues në shumicën dërrmuese të takimit, por skuadra e Laçit u mbrojt mirë dhe mori një pikë në transfertë mëse të merituar.
Madje, kurbinasit ishin shumë të rrezikshëm edhe me kundërsulmet e tyre, ku në një rast Xhixha ishte i vetëm përballë Frashërit.
Me këto dy pikë të lëna, Kukësi shkëputet disi nga kryesuesit e Partizanit dhe lufta për titullin kampion bëhet më e vështirë. Laçi ndal dhe njëherë tjetër verilindorët dhe duket se janë ata “macja e zezë” e të besuarve të Kukësit.
KUKËSI- LAÇI 0-0
Kukësi: Frashëri, Krasniqi (Limaj 62′) , Shameti, Cuculi, Uilliam, Dzaria, Rroca, Rrumbullaku, Çyrbja, Ethemi (Kalaja 75′), Shkurtaj. Trajner: Armando Cungu.
Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja (Pjeshka 90+4′), Jonuzi, Xhixha (Najdenov 87′), Berisha (Shtubina 57′), Çokaj. Trajner: Besnik Prenga
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Denis Rexha, Indrit Myrtja
Kartonë të verdhë: Sefgjini 29′, Çokaj 33’, Jonuzi 90+2′